Kompania e njohur amerikane e automjeteve, Ford, në vitin 1966 e kishte menduar Mustangun me motor të vendosur në qendër të karrocerisë.
Ford Performance në uebsajtin e vet ka publikuar disa fotografi të këtij koncepti por pa përshkrim, kështu duke mos treguar se për cilin model është fjala, transmeton Koha.net.
Në fakt, besohet se as Ford Performance nuk ka informacione më të hollësishme për këtë koncept të 1966-s, përveç asaj siç mund të shohim në foto – motorin e vendosur në qendër të karrocerisë në vend se në pjesën e përparme, sikurse që e kanë të gjithë Mustangët.
Gjithashtu, dihet që këto fotografi kanë mbetur në departamentin e dizajnit në Dearborn nga 2 maji i 1966-s.
Kjo është edhe arsyeja pse Fordi i drejtohet të gjithë fansave të Mustangut dhe njohësve të mirë të këtij modeli, për të zbuluar historinë e plotë të konceptit në foto.
Të gjithë ata që mendojnë se dinë ndonjë detaj për këtë koncept, Ford bën thirrje që të dërgojnë informacionet në e-mailin: [email protected].
Fordi, po ashtu, ka përgatitur një “shpërblim të veçantë” varësisht nga informacionet që do marrin për zbulimin e historisë së këtij koncepti./ Tv Malisheva