Më 16 korrik 1945, ushtria amerikane provoi bombën e parë bërthamore në Trinity Site në New Mexico pa e ditur se ata do të linin pas diçka që një ditë do të ndihmonte kërkimin shkencor.

Disa dekada më vonë, ky thesar i fshehur është zbuluar – një kuazikristal, i cili është formë e re e materies që thyen rregullat e materialeve klasike kristalore.

Materiali i kuqërremtë u gjet në një mineral të krijuar nga nxehtësia dhe presioni ekstrem nga shpërthimi i bombës atomike, i cili shkriu rërën në xham dhe përfshinte gjurmët e kullës së shkrirë dhe telave të transmetimit.

Ky lloj kuazikristali është vërejtur vetëm në meteoritin Khatyrka që daton të paktën qindra miliona vjet, që do të thotë se ai i zbuluar në New Mexico është më i vjetri i këtij lloji i bërë nga njerëzit.

Shkencëtarët besojnë se materiali i zbuluar rishtas do t’i ndihmojë ata të kuptojnë më mirë shpërthimet e paligjshme bërthamore dhe të frenojnë përhapjen bërthamore.

“Ky kuazikristal është madhështor në kompleksitetin e tij – por askush nuk mund të na tregojë ende pse u formua në këtë mënyrë,” tha Terry Wallace, drejtori i Laboratorit Kombëtar të Los Alamos.

“Por një ditë, një shkencëtar ose inxhinier do ta kuptojë që dhe peshorja do të hiqet nga sytë tanë dhe ne do të kemi një shpjegim termodinamik për krijimin e tij. Atëherë, shpresoj se mund ta përdorim këtë njohuri për të kuptuar më mirë shpërthimet bërthamore dhe përfundimisht të çojmë në një pamje më të plotë të asaj që përfaqëson një provë bërthamore”, shtoi ai.

Bomba, e mbushur me rreth 6 kilogramë plutonium zhduk gjithçka që dukej, me shpërthimin e saj frikësues të barabartë me 21.000 tonë TNT.

Kulla në të cilën u ngrit bomba, bakri nga telat e transmetimit dhe pajisjet e tjera të provës u shkrinë menjëherë nga shpërthimi – të gjitha u formuan në mineralin e sapo zbuluar të quajtur trinitit.

Këto minerale janë zakonisht të gjelbra, por ai që gjendet në shkretëtirën e New Mexico ka nuanca të kuqe që variojnë nga të ndritshmet në të thella.

Shkencëtarët sugjerojnë se ngjyra e rrallë mund të jetë rezultat i oksidit të bakrit nga telat transmetues që bashkohen në mineral.

Kristalet normale përfshijnë sheqer, kripë dhe kuarc, të gjitha njihen si renditje periodike – atomet e tyre renditen në një model të përsëritur.

Kuazikristalet, të zbuluara për herë të parë në vitet 1980, përmbajnë një strukturë atomike si kristale tradicionale, por nuk përafrohen në një model përsëritës.

“Ato formohen në mjedise ekstreme që rrallë ekzistojnë në Tokë. Ato kërkojnë një ngjarje traumatike me tronditje ekstreme, temperaturë dhe presion. Ne zakonisht nuk e shohim atë, përveç në diçka aq dramatike sa një shpërthim bërthamor”, tha Wallace.

Një analizë e mëtejshme tregoi se kuazikristali përfshinte elemente si silic, bakër, kalcium dhe hekur, të gjitha ende nuk janë sintetizuar në laborator.

Është një mostër e trinititit të kuq, me një trup të ngurtë të rregullt 20-anësh i njohur si ikozahedron, i cili është një simbol për elementin e ujit.

Kushtet në të cilat është formuar kuazikristali janë të ngjashme me ato që janë vërejtur në meteorin Khatyrka, i cili është rreth qindra miliona vjeçar.

Ekspertët madje sugjerojnë që shkëmbi hapësinor daton që nga fillimi i sistemit diellor.

Qëllimi i misionit ishte të shpërthente bomba e parë bërthamore në botë.

J. Robert Oppenheimer, ‘babai i bombës atomike’; Edward Teller, ‘Dr. Strangelove i vërtetë;’ dhe Enrico Fermi, krijuesi i reaktorit të parë bërthamor, bënë baste nëse shpërthimi do të digjte të gjithë planetin apo do të ishte një çmenduri totale.

Pas një ore vonesë, zyrtarët shpërthyen bombën gjigante në 5:29 të mëngjesit, e cila u pasua nga një flakërim intensiv i dritës dhe valëve të nxehtësisë që u përhapën në peizazhin djerrë.

Një top i madh zjarri çau qiellin e natës shoqëruar me një tingull që jehoi në të gjithë luginën e Jornada del Muerto (Udhëtimi i Njeriut të Vdekur).

‘Triniteti’ jo vetëm çoi në një përfundim të shpejtë të luftës në Paqësor, por gjithashtu çoi botën në epokën atomike. Ndërsa Oppenheimer shikonte shpërthimin marramendës, atij iu kujtua një linjë tronditëse nga shkrimet hindu: ‘Tani unë jam bërë vdekja, shkatërruesi i botëve’./TV Malisheva

Share.