Në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “José Alvalade”, skuadra e Sportingut si vendase pësoi humbje të thellë me rezultat 5:0 nga City, duke bërë kështu që ky i fundit të jetë me një këmbë në çerekfinale, përcjell KosovaPress.
Në këtë ndeshje, City rikthehet nga fitorja 4:1 kundër rivalit të qytetit Manchester United, kurse Sportingu rikthehet nga fitorja 2:0 kundër skuadrës së Aroucas.
Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë te të dy skuadrat, ku për Cityn nuk do të paraqiten Ake, Cancelo, Dias, Mendy, Palmer dhe Steffen, kurse te Sportingu mungojnë Breganca, Matheus, Palhinha dhe Pedro Goncalves.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Manchester City (4-3-3): Ederson; Stones, Fernandinho, Laporte, Zinchenko; Gundogan, Rodri, Silva; Mahrez, Jesus, Sterling
Sporting Lisbon (3-4-3): Adan; Reis, Coates, Inacio; Porro, Ugarte, Essugo, Vinagre; Sarabia, Slimani, Edwards
21:00 Manchester City – Sporting Lisbon (Stadiumi Etihad)