Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i super derbit mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë që u zhvillua në “Santiago Bernabeu” Reali barazoi 1:1 me Cityn, me golat e shënuar nga Vinicius Junior dhe Kevin De Bruyne

I pamposhtur që nga fillimi i muajit shkurt (18 fitore dhe katër barazime), Pep Guardiola i ka thënë skuadrës së tij që të relaksohet dhe të bëjë atë që e ka bërë për katër ose pesë vitet e fundit.

Të dyja skuadrat janë përballur nëntë herë mes vete, ku Reali dhe City kanë të dyja nga tri fitore, ndërsa në tri ndeshje kanë barazuar.

Fakt interesant është që Manchester City ka fituar të gjitha tetë përballjet evropiane në të cilat barazoi në ndeshjen e parë si mysafirë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, Carlo Ancelotti do t’i ketë të gjithë lojtarët e gatshëm, kurse te City mungon vetëm Nathan Ake.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Camavinga; Valverde, Kroos, Modric; Rodrygo, Benzema, Vinicius

Manchester City (4-1-4-1): Ederson; Walker, Stones, Dias, Akanji; Rodri; Grealish, Gundogan, De Bruyne, Silva; Haaland

/TV Malisheva

Share.