Në mungesë të Karim Benzemas, i cili është i lënduar, Real Madridi i Carlo Ancelottit do të kërkojë tri pikë të reja ndaj Barcelonës, skuadër kjo e cila nën drejtimin e trajnerit Xavi Hernandez ka rigjetur formën dhe stilin e lojës tiki-taka dhe është bërë rival i papërshtatshëm për secilin kundërshtarë.

Kjo ndeshje e cila është e vlefshme për xhiron e 29′ të kampionatit spanjoll, do të zhvillohet me fillom nga ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bermabeu”, transmeton TV Malisheva.

“Los Blancos” kryesojnë tabelën me 66 pikë, kurse Barça është në vendin e katërt me 51 pikë.

Këto janë formacionet e mundshme:

Real Madrid: (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Rodrygo, Asensio, Vinicius

Barcelona: (4-3-3): ter Stegen; Alves, Pique, Araujo, Alba; de Jong, Busquets, Pedri; Dembele, Aubameyang, Torres

Share.