Sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Interit dhe Romës, e vlefshme kjo për xhiron e tetë të Serie A.
Në xhiron e fundit të zhvilluar ishte hera e parë që nga viti 1955 që Interi, Roma, Juventusi dhe Milani pësuan humbje brenda një xhiroje, ndërsa sot Interi dhe Roma do të synojnë me çdo kusht fitoren për të gjetur këndelljen, përcjellë TV Malisheva.
Interi u mposht nga Udinese me rezultat 3:1, kurse skuadra e Jose Mourinhos u mposht si vendase me rezultat minimal 1:0 nga Atalanta.
Takimi i fundit mes Interit dhe Romës daton në muajin prill të këtij viti, ku asokohe “Nerazzurët” mposhtën “Giallorossët” me shifrat 3:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Inzaghin nuk do të paraqiten Brozovic, Cordaz, Dalbert dhe Lukaku, kurse te Roma mungojnë Darboe, Karsdorp dhe Wijnaldum.
Ndeshja e sotme do të jetë shans tejet i mirë për mesfushorin Kristjan Asllani që të bind me paraqitje të tij trajnerin Inzaghi, pasi raportohet se në mungesë të Brozovic, ylli shqiptar do të jetë në qendër të mesfushës.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Asllani, Calhanoglu, Dimarco; Martinez, Dzeko
Roma (3-4-2-1): Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Zalewski, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini, Zaniolo; Abraham
18:00 Inter – AS Roma (Stadiumi Giueseppe Meazza)
/TV Malisheva