Arsenali që mbetur nëntë pikë prapa vendit që siguron kualifikimin në Champions, sot do të ketë një tjetër udhëtim të vështirë.
Topçinjtë shkojnë në “Villa Park”, me të vetmin synim trepikëshin dhe ringritjen graduale në tabelën e klasifikimit.
Aston Villa po kalon nëpër një formë tejet të mirë këtë edicion, ku momentalisht ka një pikë më shumë se kundërshtari i sotëm, me dy ndeshje më pak të luajtura.
Nga ora 13:30 pritet një takim tejet interesant, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.
Tashmë janë mësuar edhe formacionet zyrtare, kurse siç edhe mund ta shihni, Granit Xhaka luan nga minuta e parë. /TV Malisheva