Sezoni i ri i Superligës së Kosovës fillon sot, ku me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohen tre ndeshje tejet interesante.
Një nga ato ndeshje është edhe ajo mes Dukagjinit dhe Prishtinës, ku të dy skuadrat do të synojnë të arkëtojnë pikët e para të edicionit të ri, përcjelkë TV Malisheva.
Sezonin e kaluar, të dy këto skuadra mbeten jashtë garave evropiane, ku Prishtina zuri vendin e pestë, ndërsa Dukagjini vendin e shtatë.
Ndërkaq, takimi i fundit mes Prishtinës e Dukagjinit daton në maj të këtij viti, ku asokohe “Plisat” u mposhtën me rezultat minimal 1:0 nga Dukagjini.
Sa i përket sezonit të ri, Prishtina e nis nën urdhrat e një trajneri të ri, ku Ismet Munishi do të jetë në rolin e udhëheqësit për ta rikthyer Prishtinën drejt suksesit të mëparshëm.
Ndërkaq, Munishi tani ka vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojë ndeshjen e sotme, dhe formacion zyrtarë të Prishtinës e gjeni më poshtë./TV Malisheva
KF Dukagjini 🆚 FC Prishtina
FC Prishtina 𝐗𝐈! 💪 pic.twitter.com/VQfZMQH1Am
— FCPrishtina (@FC_Prishtina) August 13, 2022