Java e katërt në Superligën e Kosovës hap siparin me duelin ndërmjet dy skuadrave të pamposhtura deri më tani, Ballkanit dhe Trepçës ’89

Ismet Munishi do të jetë përballë Shpëtim Idrizit për herë të parë në histori, në një ndeshje që mund ti shkaktojë ndonjërit humbjen e parë kampionale.

Dy ekipet gjenden në mesin e tabelës me nga pesë pikë të tubuara.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Ruxhi, Potoku, Berisha, Turku, Gashi, Kuç, Bytyqi, Baftiu, Hoxha, Topalli, Magani. Kryetrajner: Ismet Munishi

Trepça ’89: Beqiri, Asare, Ventura, Statovci, Pira, Maloku, Hoti, Jashari, Rusi, Emini, Manaj. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi

Share.