Prishtina – Llapi është njëra nga dy ndeshjet e ditës në elitën kosovare të futbollit.
Kryeqytetasit po kalojnë nëpër një formë fenomenale, me ç’rast kanë hyrë seriozisht në valle për titull, andaj pritet që të njëjtin rrugëtim ta vazhdojnë edhe më tutje.
Gjithsesi, nuk pritet ta kenë edhe aq të lehtë përballë Llapit të Batatinës
Tashmë janë mësuar edhe formacionet zyrtare të të dyja palëve, ndërsa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga ora 13:00.
Prishtina: Haxho, B. Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E. Krasniqi, Abazi, Shillova, Kryeziu.
Llapi: Nava, Peposhi, Prençi, Haliti, Emini, Shabani, Ar.Ramadani, Zhdrella, Veliu, Selmani, Hoti.
/TV Malisheva