Sot me fillim nga ora 15:30 do të zhvillohet një derbi tejet interesant mes RB Leipzpig dhe Borussia Dortmund, e vlefshme kjo për xhiron e gjashtë të Bundesligas.
Dortmundi e ka nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyer duke regjistruar katër fitore nga pesë ndeshje dhe vetëm një humbje, të cilat e pozicionojnë në vendin e dytë me 12 pikë, aq sa ka edhe lideri i tabelës, Freiburgu.
Në anën tjetër, RB Leipzigu nuk e ka pasur fatin e njëjtë sikurse rivali i sotëm, pasi që pas pesë ndeshjeve e gjen vetën në vendin e 12 me një fitore, dy barazim dhe dy humbje dhe pesë pikë të arkëtuara.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në prill të këtij viti, ku asokohe Leipzigu shënoi fitore të thellë si mysafirë me rezultat 4:1, përcjellë TV Malisheva.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Leipzigun nuk do të paraqiten Klostermann dhe Olmo, kurse te Dortmundi mungojnë Bynoe-Gittens, Dahoud, Haller, Kobel, Morey Bauza, Adeyemi, Hazard dhe Malen.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.