Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Olimpico” do të jetë nikoqir i ndeshjes së parë mes Romës dhe Bayer Leverkusenit, e vlefshme kjo për gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.
Roma e eliminoi në çerekfinale skuadrën e Feyenoordit, ku ndeshjen e parë e fitoi skuadra holandeze me rezultat minimal 1:0, kurse ndeshjen e dytë skuadra e Jose Mourinhos fitoi 4:1.
Në anën tjetër, Bayer Leverkuseni për ta siguruar gjysmëfinalen e eliminoi skuadrën e Royale Union SG, ku rezultati i përgjithshëm brenda dy ndeshjeve ishte 5:2 në favor të gjermanëve.
Takimi i fundit mes Romës dhe Bayer Leverkusenit daton në muajin nëntor të vitit 2015, ku asokohe “Giallorossët” shënuan fitore me rezultat të ngushtë 3:2.
Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Romën nuk do të paraqiten Kumbulla dhe Llorente, kurse te Bayer Leverkuseni mungojnë Bellarabi, Lunev dhe Schick.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
Roma (3-5-2): Patricio; Roger Ibanez, Cristante, Mancini; Spinazzola, Pellegrini, Matic, Bove, Celik; Abraham, Belotti
Bayer Leverkusen (5-2-2-1): Hradecky; Frimpong, Kossounou, Tapsoba, Tah, Hincapie; Palacios, Andrich; Diaby, Wirtz; Hlozek
/TV Malisheva