Real Madridi dhe Liverpooli do të ballafaqohen në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2022, pasi të dyja skuadrat i kaluan me sukses rivalët e tyre në gjysmëfinale.

Liverpooli e eliminoi skuadrën spanjolle Villarealin, kurse Real Madridi ishte në prag të eliminimit nga Manchester City përpara se të shënonte dy gola në fund të ndeshjes për të shënuar një fitore 2-1 dhe më pas në vazhdime Karim Benzema e realizoi golin vendimtar për skuadrën e tij, përcjellë TV Malisheva.

Ky është formacioni më i mirë i kësaj javë në Ligën e Kampionëve:

(4-3-3): Courtois; Cancelo, Nacho, Militao, F Mendy; Capoue, Fabinho, Valverde; Rodrygo, L Diaz, Bernardo

/TV Malisheva

Share.