Përfaqësuesja e Kosovës do të takohet sot me fillim nga ora 18:00 me Burkina Fason në kuadër të ndeshjeve miqësore gjatë muajit mars.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova do të paraqitet me këtë formacion: Ujkani, Shala, Fazliji, Aliti, Vojvoda, Domgjoni, Dresevic, Halimi, Zhegrova, Selmani e Rashica.

Kurse Giresse do të ketë mundësi të inkuadroj në lojë edhe Bekajn, Hadërgjonaj, Kryeziu, Kastrati, Muric, Rrahmani, Berisha, Loshaj, Muriqi, Dellova, Idrizi dhe Bytyqi.

Kjo është ndeshja e parë për Përfaqësuesen e Kosovës nën drejtimin e Alain Giresse./TV Malisheva

Share.