Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot vazhdoi me punimet e mbledhjes së tretë të rregullt, ku seanca e parë ishte mbajtur, më 29.05.2020 dhe në seancën ne vazhdim u shqyrtuan dhe u miratuan disa vendime. Si: Bartja e mjeteve financiare nga viti 2018, 2019 në vitin 2020. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/410 datë:12.05.2020 të parashtruar nga Kryetari i Komunës, lidhur me zbatimin e kontratës kolektive të Arsimit dt.17.04.2017.

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/416 datë:14.05.2020 të parashtruar nga Kryetari i Komunës për gjetjen e mundësisë së zgjidhjes për familjet të cilat duhet të zhvendosen me rastin e ndërtimit të objektit të shkollës fillore në lagjen Matoshi në Malishevë, ku do t’u paguhet qeraja, deri në një zgjidhje përkohshme.

Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës i Komisionit për shqyrtimin e ankesave për emërtimin e rrugëve dhe emërtime të reja. Shqyrtimi dhe paraqitja në debat-konsultim publik i draft-Rregullores për Ndarjen e Subvencioneve dhe Transfereve, raportit të pasurisë jo financiare në Komunën e Malishevës. Shqyrtimi i Raporti vjetor të punës të Drejtorisë për Inspektorat për vitin 2019, si dhe i disa Komiteteve

Në fund u miratua edhe Këshilli Organizativ për shënimin e 16 Qershorit- Ditës së Çlirimit të Komunës së Malishevës dhe Ditës së Dëshmorëve , në përbërje të përfaqësuesve të partive politike të përfaqësuara në Kuvend, përfaqësuesit të Zyrës së kryetarit dhe përfaqësuesve të Shoqatave të Dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./ Tv Malisheva

Share.