Nën moton “RriNshpi e lexo”, Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës ka nisur klubin e leximit, i cili po mbahet përmes platformave online për shkak të situatës së krijuar me koronavirus.

Takimi i parë i këtij grupi ishte mbrëmë, me ç’rast studentët nga të gjitha drejtimet, por edhe nga Maqedonia dhe nxënësit e shkollave të mesme u bënë bashkë dhe diskutuan rreth librit “1984” të autorit George Orwell.

Njëra ndër organizatoret, Medina Pasoma, thotë se themelimi i këtij klubi është nismë e mirë në këtë kohë të izolimit.

“Mendoj që iniciativa e Klubit të Leximit në këtë kohë është tejet e duhur, duke marrë parasysh gjendjen në izolim. Është koha më e mirë për t’ju kthyer librit tani, për të vazhduar me diskutime virtuale, të cilat si të kalojë gjendja e pandemisë do të zhvillohen edhe si diskutime fizike”, tha Pasoma.

Dashamirët e lib rit që duan të bëhen pjesë e këtij klubi duhet të kontaktojnë organizatën në rrjetet sociale dhe aktivistët do të kujdesen që të gjithë të interesuarit të anëtarësohen.

Klubi u themelua për t’iu ndihmuar studentëve që të kalojnë më lehtë këtë kohë pandemie dhe pas mbarimit të saj klubi do të zhvillojë aktivitetet në mënyrë fizike

Share.