Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov do të marrë pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2022 në Davos të Zvicrës, më 25 dhe 26 maj, njoftoi të martën shërbimi për shtyp i qeverisë.
Të mërkurën, Petkov do të marrë pjesë në sesionin me temën, “Një dekadë e humbur?”, kushtuar sfidave me të cilat po ballafaqohet bota sot, dhe mënyrave për t’i trajtuar ato.
Më vonë në mbrëmje, kryeministri bullgar do të marrë pjesë në një darkë të organizuar nga Borge Brende, kryetar i Forumit Ekonomik Botëror.
Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror, këtë vit mbahet nga data 22 deri më 26 maj, me temën ‘Historia në një pikë kthese: Politikat qeveritare dhe strategjitë e biznesit’. Forumi mbledh së bashku mbi 2000 liderë ekonomikë dhe politikë, intelektualë, gazetarë dhe ekspertë nga e gjithë bota. Ata do të diskutojnë një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë rimëkëmbjen e bashkëpunimit global, rikthimin e ekuilibrit ekonomik, luftën kundër ndryshimeve klimatike, transformimin e industrisë, inovacionet, qeverisjen, sigurinë kibernetike, etj.
Takimet dypalëshe janë në agjendën e vizitës së kryeministrit Petkov. /BTA/