Foshnjat që ushqehen me gji dhe ato që pinë qumësht të përshtatur, nuk kanë nevojë për ujë deri në muajin e gjashtë.

Sipas Katie Zeracki nga klinika Mayo, foshnjat i marrin të gjitha nevojat e tyre për lëngje nga qumështi i gjirit ose formula e përshtatur.

“Edhe në ditët e nxehta, foshnjat marrin hidratimin e nevojshëm të trupit të tyre përmes qumështit të gjirit ose formulës”, ka thënë ajo.

Në qumështin e nënës gjenden të gjitha lëndët ushqyese të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin.

(Foto: Romper)

Uji mund të ndikojë në aftësinë e trupit për të absorbuar proteinat, vitaminat dhe lëndët ushqyese që merren përmes qumështit të gjirit.

“Dhënia e ujit foshnjës mund të ndikojë në aftësinë e tij për të marrë substancat e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e organizmit. Stomaku i tyre është aq i vogël saqë kur mbushet me ujë, thjesht nuk ka vend për marrjen e qumështit”, është shprehur farmacisti Abbas Kanani.

(Foto: MomJunction)

Po sikur foshnja të pi ujë?

Nëse një fëmijë nën moshën gjashtë muajshe konsumon shumë ujë, kjo mund të çojë në helmimin nga uji.

“Helmimi nga uji ndodh kur konsumoni shumë ujë në një periudhë të shkurtër kohore dhe niveli i natriumit në gjakun tuaj bie. Kjo mund të çojë në mbingarkesë të veshkave dhe një çekuilibër të mundshëm në nivelet e elektroliteve”, ka shpjeguar Zeracki.

Derisa farmacisti Kanani ka shtuar se rënia e natriumit është rezultat i futjes së tepërt të ujit në organizëm që njihet si hiponatremia. /TV Malisheva

Share.