Ne të gjithë kemi të paktën një person në shoqëri, i cili gjithmonë, kudo që të jetë, bën fotografi të ushqimit dhe i publikon fotot në rrjetet sociale.
Njerëz të tillë, siç tregohet nga hulumtimi i Universitetit amerikan “Georgia Southern University”, janë më të prirë për të shtuar peshë.
Ekspertët kanë zbuluar se trendi i fotografimit të ushqimit para vaktit rrit gjasat që ne të duam një shërbim tjetër dhe se njerëzit që e bëjnë këtë kanë nevojë për më shumë kohë për t’u ndjerë të ngopur.
145 studentë morën pjesë në kërkim, të cilët u ndanë në dy grupe – njëri mori një pjatë me gjashtë krekerë djathi, tjetri me dymbëdhjetë.
Grupit të parë, me gjashtë krekerë, iu tha të fotografonin ushqimin para se të hanin, dhe më pas të vlerësonin se sa u pëlqente dhe nëse donin një pjesë tjetër.
Rezultatet treguan se grupi që fotografoi ushqimin dha nota më të larta dhe se ata donin më shumë pasi fotografia ndryshoi mënyrën se si truri e percepton ushqimin – shija dhe aroma janë më të theksuara pasi truri u përqendrua më shumë tek ata, shkruan Times of India.
Si përfundim, rezultatet e hulumtimit mund të kenë një rëndësi të madhe për të gjithë ata që duan të humbin peshë. /TV Malisheva