Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New York në një familje shqiptare.
Aktori shqiptar, Florin Belliu, hodhi bashkëshorten e tij nga ballkoni dhe më pas u hodh dhe vetë. Ngjarja tragjike ndodhi në ditën e ditëlindjes të gruas së aktorit
Çifti, 35 dhe 28 vjeç kishin dy fëmijë së bashku.
Ngjarja ndodhi në ndërtesën Cruger Ave, në Pelham Parkway South në Morris Park, jashtë Mosholu- Pelham Greenëay.
Të dy u gjetën në oborrin e pasmë të ndërtesës.
“Ne e dimë që ata janë shqiptarë, si ne. Unë i shikoja ata çdo ditë së bashku”, tha ai. Ne nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte. Ata jetuan këtu për tre muaj”, tha portieri i godinës Sajdi Perkaj.
Fëmijët e çiftit ishin brenda banesës kur ndodhi tragjedia, thanë policët. Një dritare mbi rrugicën nga e cila policët dyshojnë se kanë rënë mbeti e hapur ndërsa policia po krihte vendin e ngjarjes.
Fqinjët thanë se çifti jetonte atje me djemtë e tyre.
“Ata ishin fëmijë super të mirë, dy djem të vegjël”, tha fqinji Giovanni Resto për Daily Neës. “Ata po luanin me qenushin tim dy ditë më parë. Edhe prindërit ishin vërtet të mirë. Gruaja ishte super e bukur. Djaloshi ishte pak i turbullt, por një familje e bukur.”
Porter Harold Jonson, 60 vjeç, vuri re se diçka nuk po shkonte me Florindin.
“E pashë mbrëmë, i thashë, ‘a je mirë?’, sepse sytë e tij ishin shumë të hapur. Sytë e tij ishin vërtet të hapur, sikur të ishte i zemëruar.”
Një punëtor ndërtimi aty pranë dëgjoi rënien e çiftit dhe vrapoi për të parë se çfarë ndodhi, kujton fqinji Frank Mussemeci.
Një fëmijë u dëgjua duke bërtitur “Mami! Mami!” sekonda pas zhurmës, tha Mussemeci.
./TV Malisheva