Përfaqësuesja e Francës ka fituar derbin ndaj Holandës, Portugalia e ka mposhtur Sllovakinë dhe Belgjika ka triumfuar ndaj Austrisë në ndeshjet kryesore të natës së sotme (e premte) në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 dhe të tri këto kombëtare tashmë edhe matematikisht e kanë siguruar kualifkimin për në Gjermani. 

Ndeshja më interesante e mbrëmjes padyshim se u zhvilluar në “Johan Cruijff Arena”, ku Franca u tregua e fortë për vendasit e Holandës duke i mposhtur me rezultat 2-1.

Të dy golat për francezët u shënuan nga Kylian Mbappe, i cili të parin e shënoi në minutën e shtatë dhe i dyti ishte një supergol në minutën e 43-të. Për vendasit shënoi Quilindschy Hartman (83′).

Pas kësaj fitore, Franca udhëheq Grupin B me 18 pikë dhe siguron kualifikimin në Euro 2024, ndërsa Holanda renditet e treta me nëntë pikë.

/TV Malisheva

Share.