Me kërkesë të Kievit, Franca do t’i sigurojë Ukrainës të tjera ndihma ushtarake, tha të mërkurën ministrja franceze për Forcat e Armatosura, Florence Parly.

“Pas kërkesave të reja të Ukrainës, i njoftova homologut tim [ukrainas] se Franca do të ofrojë ndihma shtesë ushtarake, përveç 100 milionë eurove për donacione të pajisjeve të bëra tashmë”, tha Parly në një postim në Twitter.

Ministri nuk tha se çfarë do të përfshinte ndihma ushtarake shtesë.

Presidenti francez Emmanuel Macron do të flasë me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky të mërkurën, sipas Pallatit Elize.

Share.