Qeveria franceze ka rritur subvencionet për qytetarët që e ndërrojnë veturën me motor konvencional, për një biçikletë elektrike.

Qeveria po i ofron nga 4 mijë euro çdo qytetarët që heq dorë nga mjetet e transportit që ndotin ambientin, dhe zgjedhin një alternativë më të pranueshme në aspektin ekologjik, transmeton Telegrafi.

Ata që jetojnë me familje dhe kanë të hyra të vogla në zonat urbane ku ka më pak ndotje, por që heqin dorë nga veturat, do të mund të përfitojnë nga 4 mijë euro për blerjen e një biçiklete elektrike.

Iniciativën mund ta shfrytëzojnë edhe ata që duan të përdorin biçikletat tradicionale pa motor. Qytetarëve francezë me të hyra më të larta, u është ofruar shumë më e vogël e parave.

Subvencionet kishin filluar të aplikohen vitin e kaluar, por së fundmi janë rritur përpjekjet pasi zyrtarët e qeverisë franceze e kanë kuptuar se duhet bërë më shumë që të arrihet në standardin e Holandës, Gjermanisë dhe Danimarkës.

Qeveria franceze dëshiron që 9 për qind e vendit të kalojë në biçikletë deri në vitin 2024, derisa tani i përdorin vetëm 3 për qind.

Ndryshe kjo përqindje në Holandë është 27 për qind, dhe konsiderohet si një prej vendeve që po bën më së shumti për ta ruajtur ambientin. /TV Malisheva

Share.