Stuhia dimërore Gerard ka goditur Francën veriperëndimore, duke lënë 90 mijë familje pa energji elektrike dhe trafiku hekurudhor është anuluar.
Prefekturat e 22 departamenteve shpallën një paralajmërim portokalli të motit dhe i bënë thirrje popullatës që të përmbahet nga udhëtimet, raporton e përditshmja e Parisit Monde.
Në një deklaratë të shërbimit meteorologjik francez Meteo France, thuhet se vendndodhja dhe intensiteti i ndikimeve më të forta të stuhisë nuk janë përcaktuar ende saktësisht.
Meteo-France u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të kufizojnë lëvizjet e tyre gjatë goditjes së stuhisë Gerard, e cila pritet të kalojë sot mbi Brittany, Normandi dhe disa rajone të tjera të cenueshme.
Sipas parashikimit të Meteo-Francës, stuhia do të godasë sot edhe brigjet e Kanalit anglez. /TV Malisheva