Mund të themi pa frikë se garderoba jonë është në tranzicion për momentin. Kombinimet e përditshme janë diçka mes fundit të dimrit dhe fillimit të pranverës.

Blerjet e reja hera herës na bëjnë konfuzë, prandaj kemi nevojë për disa modele të qarta. Çfarë mund të veshim gjatë këtyre ditëve për t’u dukur stil dhe komodë në të njëjtën kohë?

Gigi Hadid, Rihanna, Kate Holmes, etj, mund t’ju frymëzojnë!

1. Hailey Bieber

Kthehemi në trendin e thjeshtë të viteve ’90-të. Xhinse blu, kanotjere e bardhë, këpucë dhe një xhaketë e gjatë lëkure.

Frymëzuar nga vajzat e famshme: Ç'të veshim gjatë

2. Katie Holmes

Stili i përditshëm e Katie-s është i adhurueshëm. Ka diçka kaq elegante brenda veshjeve casual të aktores. Ndoshta duhet të blini një pardesy!

Frymëzuar nga vajzat e famshme: Ç'të veshim gjatë3. Rihanna

Rihanna për guximtaret! Set tutash (ose jo) në ngjyra të hapura dhe po, mund t’i vishni me taka!

Frymëzuar nga vajzat e famshme: Ç'të veshim gjatë4. Gigi Hadid

Gigi e di që gjithë vëmendja e veshjeve të pranverës është tek elementi më i dukshëm. Pardesyja!

Frymëzuar nga vajzat e famshme: Ç'të veshim gjatë5. Kendall Jenner

Sa herë Kendall del rrugëve, njerëzit mbajnë shënime. Gjithçka që ju duhet për këtë veshje është një jelek, një këmishë e bardhë dhe pantallona serioze.

Frymëzuar nga vajzat e famshme: Ç'të veshim gjatë

 

Share.