Të paktën 78 emigrantë humbën jetën si pasojë e fundosjes së një anijeje, të mërkurën në brigjet greke.

“Numri i pasagjerëve ishte 750”, tha guvernatori i Peloponezit, Panagiotis Nikas, shkruan Ansa.

Raportohet se deri më tani u shpëtuan 104 persona.

Anija ishte nisur nga Tobruku i Libisë dhe ishte nisur për në Itali, sipas informacioneve fillestare të mbledhura nga roja bregdetare.

/TV Malisheva

Share.