Ish-kampioni i boksit Floyd Mayweather është ofruar të paguajë për funeralin dhe shërbimet përkujtimore të George Floyd, dhe familja e ka pranuar ofertën, raporton AP.

Mayweather personalisht ka qenë në kontakt me familjen, sipas Leonard Ellerbe, CEO i Mayweather Promotions. Ai do të mbulojë shpenzimet për funeralin në 9 qershor në qytetin e lindjes së Floyd, Houston, si dhe shpenzime të tjera.

Share.