Nëse po kërkoni të udhëtoni në stil dhe të sigurt, atëherë Mercedes-Benz Sprinter i blinduar, i ndërtuar nga AddAromor është ai që ju nevojitet.

Kompania e pozicionon atë si një “dhomë të lëvizshme të sigurt” për drejtuesit e biznesit, të famshmit ose atletë që kanë shqetësime në lidhje me sigurinë e tyre.

Përveç blindimit, kompania mund të instalojë edhe masa tjera mbrojtëse brenda furgonit.

Madje edhe vet blerësit mund ta porosisin furgonin me veçori të ndryshme, madje duke porositur edhe kuti të veçanta të fshehura në furgon, në mënyrë që ti fshehin armët e tyre.

AddArmor ndërton këta furgona sipas specifikave të klientit. Ata vijnë me një kuzhinë, banjo, dhe zonën për të fjetur.

Në galeri, ju mund të shihni dy modele të ndryshme të brendshme të furgonit.

Në pjesën e jashtme, nuk ka asnjë tregues që AddArmor’s Sprinter është ndryshe nga të tjerët.

Furgoni i AddArmor ka një çmim prej 28,000 dollarësh. /TV Malisheva

Share.