Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me disa persona tjerë të enjten e kanë vënë në lajthitje një person tjetër për mashtrim në shitjen e kripto- valutave, me ç’rast ankuesi përmes llogarisë i ka paguar një shumë parash prej 15.720 euro.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më datë 14.10.2023 rreth orës 17:20, në Fushë Kosovë.

“Më 24.11.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me disa persona tjerë, më 23.11.2023, ankuesin mashkull nga Kosova duke e vënë në lajthitje përmes mashtrimit dhe duke i prezantuar fakte të rreme bëjnë shitje të kripto- valutave me ç’rast ankuesi përmes llogarisë i ka paguar një shumë parash prej 15.720 euro”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në raport bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/TV Malisheva

Share.