Top pesë ligat evropiane në futboll do të përkujdesen për një të dielë spektakolare.

Vikendi do të vazhdojë me shumë ndeshje në futboll, por 9 janë ato që nuk duhet humbur

Vëmendja kryesore do të jetë në kampionatin anglez, atë italian dhe në Turqi, ku luhet derbi i zjarrtë.

Liverpool do të jetë nikoqir i Tottenham Hotspur. Ballafaqimi i këtyre dy skuadrave në vitet e fundit nuk ka dëshpëruar asnjëherë, shkruan lajmi.net. Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 17:30.

Në Serie A, Milan do të luajë në udhëtim tek Roma. Skuadrat kanë pasur kohë të vështira së fundmi, por nga rivaliteti i vjetër, pritet që ndeshja të dhurojë spektakël. Ndeshja luhet me fillim nga ora 18:00.

Derbi më i zjarrtë luhet në Turqi, ku përballë njëra tjetrës do të vihen skuadra e Besiktas dhe ajo e Galatasaray.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha 9 ndeshjet interesante që do të luhen gjatë ditës së sotme.

Liverpool – Tottenham Hotspur (17:30)
Ajax – Feynoord (16:45)
Arsenal – Crystal Palace (17:30)
Roma – Milan (18:00)
Besiktas – Galatasaray (17:00)
PSG – Marseille (21:00)
Norwich – Manchester United (17:30)
Fiorentina – Lazio (20:45)
‘Gladbach – Frankfurt (18:00)

Share.