Anwar Megbli ka ndërruar jetë pas një aksidenti të trafikut, duke e lënë futbollin italian në zi.
18 vjeçari, i cili ishte lojtar i Livornos, ndërroi jetë të hënën pasi që u rrëzua nga motoçikleta të shtunën mbrëma.
Sulmuesi italian ishte i ulur mbrapa në motoçikletës së shokut të tij kur u përplasën me një makinë, ku më pas lojtari u dërgua me helikopter në spitalin Cisanello në Pisa, me gjyqtarët që tani kanë hapur rast në shoferin e veturës.
Sidoqoftë, doktorët nuk mund ta shpëtonin tinejxherin, me shokun e tij që është ende duke u rikuperuar nga goditja në spital.
Livorno postoi një përshëndetje emocionale duke njoftuar për rastin të hënën në mbrëmje, pas konfirmimit që ylli i tyre ka vdekur, në të cilën shkruhej “Jo, ju nuk mund të vdisni në moshën 18 vjeçare”.
Megbli ishte një sulmues premtues në skuadrën e Serie D, dhe ishte thirrur në skuadrën e profesionistëve herë pas here sezonin e kaluar, pavarësisht se ishte një lojtar nën moshën 19 vjeçare.
/TV Malisheva