Merkatoja e dimrit po mbyllet dhe klubet po bëjnë maksimumin për të mbyllur boshllëqet e fundit në skuadër.
Bologna është ndër ato ekipe aktive në Serie A, ku ka prezantuar dhe blerjen më të re, zviceranin Michel Aebischer, përcjell TV Malisheva.
Në konferencën për shtyp 25-vjeçari u shpreh i lumtur për këtë transferim, por foli dhe për idhullin e tij.
“Idhulli im është Granit Xhaka. E adhuroj, ai është një lojtar nga i cili inspirohem sepse luan për përfaqësuesen time”, tha Aebischer në konferencë për media.
Kujtojmë se Bologna udhëheqet nga trajneri serb, Sinisa Mihajloviq dhe bën gara në Serie A.