Ylli i futbollit Dele Alli është parë me vajzën e trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola.

Mesfushori – i cili nuk ka shënuar në Ligën Premier ende në këtë sezon – u takua me Marian në një lokal, shkruan The Sun.

Ndoshta i shkon për shtati një lojtari i cili ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit si i pavërejtur, derisa u kap nga kamerat me vajzën e strategut të Citizens.

Duket se ai e kishte lënë pas ndarjen e tij nga modelja, Ruby Mae.

Derisa biseduan për orë të tëra në lokal, Alli nuk ngurroi të shkëmbente disa përqafime me Marian.

Dele, me një bluzë të bardhë dhe me një kapelë bejsbolli në kokë, shkëmbeu përqafime dhe puthje me Marian, e cila mbante po ashtu një kapelë, ndoshta për t’i ikur syrit të fotoreporterëve.

Kujtojmë se Dele u takua për herë të parë me Marian muajin e kaluar.

Maria u ka treguar miqve për takimin me futbollistine njohur, por thotë se ata janë “vetëm miq”. /TV Malisheva

Share.