Matias Vecino shpjegon pse Interi humbi ndeshjen kundër Borussia Dortmund.Skuadra e Interit ishte duke fituar ndaj Dortmundit me rezultatin 0-2 pas pjesës së parë, por në pjesën e dytë pësuar tre gola dhe humbën takimin, raporton GazetaBlic.

“Dhemb, është një humbje e shëmtuar pas një pjese të parë të mirë, ku shkuam 2-0 në pushim”, tha mesfushori për Sky Sport Italia.

“Ne nuk mund ta mbanim topin dhe vazhdoi keq. Unë mendoj se ndeshja nuk ishte aq shumë fizike, pasi ne nuk mund të mbanim topin dhe për këtë arsye u detyruam vazhdimisht të luanim në pjesën tonë.”

“Ata fituan entuziazëm dhe ne nuk mund t’i bënim ballë kundër-sulmeve të tyre. As ne s’mund të krijonim diçka në kundërsulme. Nuk e kam filluar mirë sezonin, unë jam i pari që ndihem keq për këtë, por shpresojë që kjo humbje të reflektojë për mirë”, përfundoi ai.

Share.