Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov kryeson delegacionin e Ukrainës në bisedimet me Rusinë, të cilat kanë nisur tashmë.
Reznikov i ka udhëhequr luftimet në vendin e tij kundër forcave ruse që prej të enjtes, ndërsa vazhdimisht shprehet se forcat vendase po e fitojnë luftën.
As sot, kur atij i është dashur t’i lë bashkëluftëtarët për pak dhe të dalë përballë të dërguarve të Putinit për të biseduar, nuk duket më diplomat. Në një video të publikuar, ministri ukrainas duket plot vetëbesim. Njësoj shfaqen edhe anëtarët tjerë të delegacionit ukrainas.
Reznikov dje e publikoi një fotografi me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në të cilën të dy u dukën të buzëqeshur e në disponim të mirë.
Fotoja u shkrep dhe u publikua pas 85 orësh luftime, ndërsa ministri ukrainas ka shkruar disa rreshta emocionues mbi fotografinë.
“Pasnesër, vjen pranvera. Ukraina do të fitojë. Ajo tashmë po fiton! Armiku që erdhi në tokën tonë do të shkojë në drejtim të njohur”, ka shkruar ai ndër tjerash.
/TV Malisheva