Furra jo mjaft e nxehtë është një tjetër gabim kur piqni pica.
Për ushqimet e tjera patjetër duhet të keni kujdes që të mos nxehni shumë furrën, por nuk ndodh kështu me picën.
Pica është një ushqim i preferuar si ato të mëdha ashtu edhe ato të vogla. Nëse jeni ndër ata që duan të gatuajnë një picë vetë dhe ta pasurojnë me përbërësit tuaj të preferuar, kjo është për ju.
Nëse përgatisni vetë brumin e picës, një nga gabimet më të zakonshme është që nuk e lini brumin mënjanë për të “pushuar”.
Nuk është vetëm pica me djathë, ja çfarë përmban e Margherita e vërtetë:
Kurrë mos e shtrini brumin me okllai. Bëni atë me duart tuaja. Nëse brumi “tërhiqet” pasi ta hapni, kjo do të thotë që duhet ta lini të pushojë pak më shumë në temperaturën e dhomës.
Mos vendosni mbi brumë salca domatesh të gatshme, të blera. Bëni vetë. Merrni lëng domate, kripë sipas dëshirës, shtoni pak borzilok ose rigon dhe lyeni brumin.
Mos e teproni me përbërësit në picë. Nëse vendosni proshutë, për shembull, kini kujdes të mos shtoni përbërës të tjerë të kripur që mund ta bëjnë picën shumë të kripur dhe të pangrënshme.
Furra jo mjaft e nxehtë është një tjetër gabim kur piqni pica. Për ushqimet e tjera, duhet të keni kujdes që të mos nxehni furrën, por nuk ndodh kështu me picën.
Nxehim furrën në temperaturën maksimale dhe vetëm kur të jetë vërtet e nxehtë, e fusim picën dhe e pjekim për afro dhjetë minuta. /TV Malisheva