Ish-administratori i Milanit, dhe tanimë tek Monza Adriano Galliani ka fajësuar UEFA-n për kaosin e krijuar në futboll gjatë pandemisë së koronavirusit.
Ai në një intervistë për mediat italiane ka thënë së fajin kryesor për këtë kaos e kanë udhëheqësit e UEFA-s, të cilët sipas tij kanë marrë vendime të gabuara.
“Origjina e të keqës është urdhëresa e UEFA-s për të mbyllur të gjitha kampionatet para datës 2 gusht dhe për ti dhënë hapësirë përfundimit të kupave të Europës dhe për të nisur më pas në shtator me grupet. Do të kishte qenë më mirë të ndiqej udhëzimi I FIFA-s për t’u përgatitur në gusht dhe mbyllur sezonin në shtator”, u shpreh ai.
Kujtojmë që pikërisht futbolli italian është në kaosin më të madh për shkak të mospajtimeve të qeverisë italiane si dhe drejtuesve të Serie A-së, për vazhdimin e kampionatit./TVMalisheva