Ganimeta Jashanica, këngëtarja ikon e muzikës qytetare dhe popullore shqipëtare, ka treguar arsyen përse u shkëputë për disa vite nga karriera e saj si këngëtare.

E martuar në një moshë shumë të re, Ganimetja shprehet se dashuria që ndjente për bashkëshortin e saj e bëri atë të zhvendosej nga qyteti I bukur I Prishtinës ku ishte rritur për në fshatin e bashkëshortit të saj.

E ftuar në nje emision dhe e pyetur rreth arsyes pse e vendosi të bënte këtë zgjedhje, ajo u përgjigj:

“ Desha tua them këtu arsyen pasi shumë shpesh më është bërë kjo pyetje.Erdhën shumë shpejt dy fëmijë, dhe bashkëshortit tim I vdiq një vëlla në një moshë shumë të re, vetëm 19 vjecare dhe mua nuk më dukej e rrugës të dal të këndoj kur ai përjetoi një humbje të tillë. Pas 3 vitesh martesë me bshkëshortin tim Ismetin, ai u burgos politikisht. Pasi doli Ismeti nfa izolimi një motër e tij u sëmur. Ajo rriste e vetme tre fëmijë jetim dhe nuk kaloi shumë kohë edhe ajo humbi jetën. Ishin këto ngjarje tragjike të njëpasnjëshme që mua më bën ta mendoja daljen në skenë, ” u shpreh Ganimeta Jashanica.

Ganimetja në këtë intervist rrëfen për jetën e saj në periudha të ndryshme të vështira, raportin me fëmijët, niprit dhe mbesat si dhe rëndësinë e mbështetjes së bashkëshortit në zhvillimin e karrierës. Për më tepër ndiqni intervistën./TV Malisheva

Share.