Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se Qeveria Kurti çdo ditë e më shumë po e gropos shpresën e qytetarëve.

Sipas saj ka mungesë edhe të vullnetit politik për përkushtim në trajtimin e problemeve ditore të qytetarëve të Kosovës.

Në seancën e Kuvendin, ajo ka ngritur si shqetësim largimin e qytetarëve, i cili sipas saj, po ndodh për shkak të një politike kaotike në vend.

“Sot ne kemi një qeveri e cila çdo ditë e më shumë po e groposë shpresën e qytetarëve dhe po e fakton se ndryshimi që e propaganduan e sollën, por e sollën për të keq. Si rezultat i gjithë kësaj me një politikë kaotike dhe pa përmbajtje në sfond qytetarët tanë kanë botën në sy. Kosova po e përjeton eksodin më të madh në historinë po e përfundon në heshtje sepse tematizimi i tij nuk është favor të kësaj qeverie”, tha ajo.

Deputetja e PDK-së ka thënë se Kosova po përballet me katastrofë sociale kombëtare.

Ajo ka kërkuar që Qeveria të marr hapa për parandalimin e largimit të qytetarëve.

“Kosova sot ndodhet në mes të një katastrofe sociale kombëtare e cila po e boshatisë vendin. E kemi për obligim që të angazhohemi dhe të ofrojmë politika të cilat e kthejnë shpresën në garantojnë perspektivën për një jetë dhe mirëqenie për qytetearët tanë. Qeveria duhet ta marr me prioritet dhe të ndërmarrë hapa urgjent për ta parandaluar zbrazjen e vendit”, u shpreh Musliu.

/TV Malisheva

Share.