Edhe pse kanë kaluar 20 vite nga lufta, po duket që Malisheva( subjektet politike) nuk po munden të gjejnë kandidatë tjerë jashtë bartësve  të luftës për kandidatë në zgjedhjet nacionale

Gara për zgjedhje nacionale 2019, po duket që do të jetë e nxehtë në mes ish bartësve të luftës së fundit .

Tani më dihen emrat e shumicës së tyre , nga Nisma Socialdemokrate  do të garojnë Fatmir Limaj , lider  i subjektit  Nisma socialdemokrate, subjekti më i madhë në Malishevë, ku ky subjekt mbijeton falë elektoratit të Malishevës dhe liderit të saj Fatmir Limaj

Nga Partia Demokratike e Kosovës  mbetet të shihet se a do të jetë në garë, kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë, Isni Kilaj i cili vjen nga subjketi i dytë nga ky teritor . Kilaj ka mbështetje të mirë nga elektortai i tij fanatik i cili ka mundur të qëndroi bukur mirë edhe pas goditjeve të një pasnjëshme të largimit të figurave kryesore të kësaj partie .

Nga Lëvizja Vetvendosje do të garon Gani Krasniqi i cili  mendohete se ka ndikim ende te elektorati i Malishevës dhe jashtë saj . Gani Krasniqi njihet si  figurë shumë me ndikim në elektorat të VV-së në Malishevë dhe jashtë saj.

Në këto zgjedhje do të garoj edhe Fatmir Shurdhaj i cili  pas zgjedhjeve partiake, braktisi Partinë Demokratike e iu bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Me kalimin e Shurdhaj në AAK,duket se kjo parti ka filluar të konsilidohet, këto zgjedhje do të jenë një test i rësndsishëm për Shurdhajn në drejtimin e kësaj partie .

Mbetet të shihet se si do të zhvillohet gara dhe kush do të triomfon në këto zgjedhje ?

Share.