Mohamed Salah ka folur për mundësinë e të fituarit Topin e Artë këtë sezon, ku ylli egjiptian ka gjasa të mëdha të triumfojë në garën për çmimin më prestigjioz individual.
Salah e filloi në mënyrën më të mirë këtë sezon, por që nga fillimi i vitit 2022 forma e tij ka rënë paksa, përcjellë TV Malisheva.
Pavarësisht kësaj, Salah është ende golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në Premier Ligë, ndërsa deri tani ka arritur të regjistrojë 30 gola në 46 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin.
Tani, Salah ka folur për gjasat e tij për ta fituar Topin e Artë, ku tregoi se rol kyç do të kenë trofetë e fituara në këtë sezon.
“Herën e fundit unë humba sepse shënova 40 gola por ne nuk fituam ndonjë trofe. Kësaj radhe, numrat e mi janë lartë dhe ne veçse kemi fituar një trofe. Nëse i fitojmë edhe dy trofetë e radhës, do të jetë tejet emocionuese se kush do ta fitojë atë”, tha Salah.
Finalja e Ligës së Kampionëve mund të jetë vendimtare në garën për Topin e Artë, pasi që momentalisht Karim Benzema është favoriti kryesorë për të triumfuar në çmimin në fjalë.
/TV Malisheva