Siç edhe mund ta imagjinojmë të gjithë, e ardhmja e veturave do të jenë ato elektrike!
Marrë parasysh këtë, brendet më të fuqishme botërore tash e një kohë të gjatë kanë filluar ngadalë procesin e tranzicionit në vetura elektrike, duke prodhuar vazhdimisht modele të ndryshme.
Por, sa kilometra mund t’i bëni me një mbushje të baterisë me vetura të ndryshme elektrike?
Këtë testim e ka bërë kanali i njohur në YouTube, “Carwow”, ku ka testuar veturat Renault Zoe, Peugeot e-208, Volkswagen e-UP, Honda E, Mini Electric dhe Vauxhall Corsa se cila prej tyre udhëton më së gjati.
Siç edhe mund ta shihni në videon e mëposhtme, fituese e kësaj gare rezulton të jetë Renault Zoe me 369 kilometra, ndjekur pas nga Corsa (280 km), VW e-Up (261 km), Peugeot e-208 (259 km), Mini Cooper SE (248 km) dhe Honda E (182 km)./TV Malisheva