Kandidatja për Kuvendin Komunal të Malishevës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mirlinda Gashi, ka thënë se kjo parti nuk ka një kandidate grua për kryetare të kësaj komune pasi që një e tillë nuk e ka paraqitur kandidaturën për kryetare, shkruan TV Malisheva.

Sipas saj, kësisoji është vendosur që Isni Kilaj të jetë kandidat për kryetar të Malishevës.

“Asnjë parti nuk e ka asnjë kandidate grua, edhe ne në Partinë Demokratike të Kosovës edhe këtë herë ka qenë disponimi që kryetari Isni Kilaj të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës”, ka thënë Gashi.

Mirëlinda Gashi i prin listës së PDK-së për asamble, e që kjo e bën atë edhe gruaja e vetme bartëse e listës së asmblesë në këto zgjedhje në Malishevë. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.