Nipi i Kajtaz Ramadanit, Ramadan Gashi, tha se stërgjyshi i tij ishte pushkatuar dhe se e kishte dërguar ekzekutuesin për ta lajmëruar familjen e tij, ngase nuk e kishte ditur askush, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se këtë ngjarje ia kishte treguar babai i tij, i cili i kishte thënë se si shenjë e kishte dërguar orën e tij, ndërsa lajmëtarit ia kishte dhuruar këpucët e tij si falenderim.
“Aty se ka ditur askush që po ekzekutohen, unë kam dëgjuar prej babës që ekzekutuesit i paska thënë qeto këpucë po t’i jap ty, orën qoma n’shpi se e kam shenjën tem edhe tirqit po këpucët po t’i fali ty që pe ban qet vepër, edhe kallxo në shpi që u pushkatuam na grupi jonë, do të thotë u pushkatuam si grup dhe si shenjë qoje orën te shpia dhe kallxojuni që kjo punë u kry”, ka thënë Gashi. /TV Malisheva