Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se Qeveria Kurti po rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, duke aluduar për tollovinë e krijuar para sallës “1 Tetori”, ku qytetarët po presin për t’u vaksinuar.

Gashi ka publikuar një foto prej atje ku shihen të moshuarit duke pritur, duke thënë se kjo është paaftësi e Qeverisë për të organizuar një proces vaksnimi.

“Kjo që shihet në foto është paaftësia e qeverisë për të organizuar një proces vaksinimi, kur i shtohet kësaj edhe dështimi për të siguruar vaksina, na rezulton se kjo qeveri e paaftë po rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve!”, ka shkruar Gashi./TV Malisheva

Share.