Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, akuzoi LDK-në se për qëndrime të ndryshme.

Selimi iu referuar deklaratës së Anton Qunit dhe Agim Veliut, që u shprehe pro dhe kundër sa i përket vazhdimit të koalicionit me VV-në.

Por mori përgjigje nga shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, i cili tha se në emër të kësaj partie ka të drejtë të flas vetëm ai.

Ndërsa deputetët tjerë tha se flasin vetëm në emër të tyre dhe nuk përfaqësojnë qëndrimet e LDK-së.

Gashi: Vetëm unë flas në emër të LDK-së

 

“Unë jam i vetmi i autorizuar për të folur në emër të LDK-së, deputetët tjerë flasin si deputetë. Vjosa është kryetare e Kuvendit dhe është përtej LDK-së, ndërsa në emër të LDK-së flas unë. Më vjen që jemi në këtë situatë, por ajo çka thatë ju në mënyrë eksplicite është se duhet të deklarohemi me votë në fund dhe në këtë m ënyrë do të veprojmë në fund”, tha ai

Share.