Nipi i veprimtarit Kajtaz Ramadanit, Ramadan Gashi, ka thënë se kjo figurë ia ka kushtuar gjithë veprimtarinë çështjes kombëtare, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se ai gjithashtu ka qenë edhe kryetar i Komunës së Kijevës dhe kryetar i Rahovecit, ndërsa në lëvizjen kombëtare ka vepruar deri në përfundim të jetës së tij.
“Ai ka qenë udhëheqës komunal në Kijevë, dhe kryetar i rrethit të Rahovecit, ai gjithë veprimtarinë e tij ia ka kushtuar çështjes kombëtare, lëvizjes, në grupin ku ka vepruar Kajtaz Ramadani, deri në përfundim të jetës”, tha Gashi. /TV Malisheva