Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka drejtuar shkresë institucioneve të nivelit qendror dhe Korporatës Energjetike të Kosovës, për zbatimin e tërësishëm të Ligjit për Obiliqin si dhe obligimet e papërfunduara të KEK-ut që dalin nga ky ligj.

Kryetari Gashi, ka theksuar se shkresa dhe kërkesa të tilla kanë drejtuar karshi këtyre institucioneve në vazhdimësi.

“Komuna e Obiliqit, është e gatshme të ofrojë bashkëpunim të plotë me institucionet relevante e përgjegjëse për të zbatuar në tërësi të drejtat që i gëzojnë qytetarët e Obiliqit të përcaktuara nga ligji për Obiliqin”, ka thënë Gashi në shkresën e tij./TV Malisheva

Share.