Nipi i veprimtarit Kajtaz Ramadanit, Ramadan Gashi, ka thënë se kontributi i gjithë familjes së tij ka qenë pajtimi i gjaqeve, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se të gjithë brezat kanë pajtuar gjaqe e ngatërresa, por që tek Kajtaz Ramadani ka qenë një dallim ngase ai i është bashkuar edhe veprimtarisë politike për çështjen kombëtare.

“Kontributi i famijes tonë ka qenë pajtimi, kanë pajtu gjaqe, ngatërresa, të gjitha gjeneratat, kurse dallimi tek Kajtazi është se veprimtaria e tij lidhet në një drejtim më ndryshe, ngase Kajtazi i bashkohet grupit të Halim Spahiut dhe vazhdojnë veprimtarinë politike të kohës kur kanë vepru ata”, tha Gashi. /TV Malisheva

Share.