Parashtruesi i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, Arben Gashi ka përmendur disa arsye pse e ndërmorën këtë akt.

Ai akuzoi Kurtin se e braktisi koalicionin dhe nuk i kreu detyrat për të cilat ish mandatuar.

Gashi: Kryeministri e ke braktisur koalicionin

“Z. Kryeministër e ke braktisur koalicionin, na ke braktisur edhe neve që të kemi përkrah, ke refuzuar t’i kryesh detyrat tuaja. Z Kryeministër e keni braktisur detyrën dhe nuk ke pranuar të konsultohesh me LDK-në, na ke braktisur edhe neve që të kemi përkrahur. Z. Kryeministër e ke braktisur detyrën dhe koalicionin në mënyrë të njëanshme duke shkelur marrëveshjen. Ke shkarkuar ministër nënkryetarin e partisë. Z. Kryeministër na ke braktisur edhe neve”, tha ai.

Ai ka përmendur kronologjikisht kërkesat e LDK-së karshi kryeministrit Kurti, të cilat sipas Gashit nuk u morën parasysh nga ai. /TV MALISHEVA/

Share.